Plagosja me thikë mes adoleshentëve në Shkodër, gjykata vendos “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë që dyshohen si organizatorë Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE, foli për progresin e Shqipërisë drejt BE-së.
Kreu i qeverisë u pyet se cili do të jetë kapitulli më i vështirë për tu hapur dhe për t’u mbyllur me BE, ku u përgjigj duke thënë se nuk ka kapitull që është i lehtë me BE.
Sakaq nuk munguan as batutat e tij, duke thënë Shqipëria kërkon të martohet me Bashkimin Evropian, ndërsa shtoi se “ne duam të harrojmë të gjitha divorcet e së shkuarës”.
“Kam mësuar që s’ka kapitull apo paragraf që është i lehtë me BE. Çdo gjë duhet të kalojë në një shqyrtim të hollësishëm. Nëpërmjet dialogut të përbashkët dhe mirëkuptimit ne presim siç e kam thënë, të hapim kapitujt. Komsionerja ndihmon vendin që të rritet, piqet, transformohet. Si një garantues për sundimin e ligjit, çdo gjë tjetër funksion. Për këtë grup kapitull s’është shumë i vështirë, pasi Shqipëria ka qenë në harmoni me politikat e BE për sa i përket diplomacisë. Të shqiptarët janë mbështetës për këto lloj politikash, ne kemi bërë një zgjedhje të qartë si komb. Ne duam të martohemi me BE, të harrojmë të gjithë divorcet e së kaluarës. Nuk ka kthim pas, ka vetëm rrugë para. Ne duhet tu japim shqiptarëve atë çka po presin, e presin me shekuj.”, u shpreh Rama.
Top Channel