Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin që parashikon faljen e Gjobave të papaguara në zonat rurale dhe qytet, pasi arritën një nivel shumë të lartë sidomos ato për ndërtimet pa leje.
Afërsisht në vitin 2022 përllogariten të jenë vendosur 1492 gjoba për stalla, mure rrethuese, çati e magazine pa leje ndërtimi. Kështu mazhoranca do të falë penalitetet e 10 viteve të fundit. Kjo nismë ligjore u miratua në komision vetëm nga votat e socialistëve.
Gjithashtu do të falen edhe penalitetet e vendosura ne kohën e pandemisë nga AKU, ISHSH dhe policia bashkiake. Në komision deputeti Braçe propozoi të falen edhe gjobat për banesat individuale.
“Të anulohen masa administrative te vendosura edhe ne zona urbane për qëllime strehimi pra jo për pallate por për shtëpi banimi qe përdoren për qellim strehimi individual të përfshihen ne gamen e subjekteve qe do te përfitojnë”.
Demokratët në komisionin e cilësuan nismën ligjore si elektorale dhe thanë se nisma është diskriminuese për disa kategori.
“Kjo është një masë elektorale po vijmë në zgjedhje dhe po nxitohet për të hedhur një karamele elektorale”.
“Projektligji për falje nuk duhet te jete diskriminues për kategoritë ne nevoje mund te shtojmë dhe disa nga kategoritë”.
Përgjigja erdhi vetë nga nismëtari i këtij projektligji, Erion Braçe.
Projektligji për faljen e gjobave synon të anulimin e të gjitha masave administrative të vendosura nga 1 janari i viti 2015 deri në nëntor të 2024 në zonat rurale.
Top Channel