Dosja “Plumbi i Artë”/ SPAK kërkon dëshmi me dyer të mbyllura për Nuredin Dumanin, të pandehurit dhe avokatët braktisin sallën

17/12/2024 10:05

Sot po shqyrtohet në Gjykatën e Posaçme dosja “Plumbi i Artë”.

Prokuroria e Posaçme i bëri kërkesë gjykatës për të vijuar dëshminë e të penduarve të drejtësisë pa praninë e mediave dhe procesi të vijojnë me dyer të mbyllura.

Kjo kërkesë e Spak ka shkaktuar irritim tek të pandehurit të cilët e kanë kundërshtuar kërkesën duke theksuar se nuk ka asgjë për t’u fshehur të qëndrojnë gazetarët brenda.

I pandehuri Petrit Çoli: Dua që fjala ime të jetë trasparente, seanca me dyer të hapura, media te jetë prezente në sallë. Avokatët media është arbitri i dytë në këtë sallë gjykimi, pasi nuk ka shkaqe të ligjshme për të mbyllur dyert e gjykatës, kur i penduari i drejtësisë, ka dhënë më shumë se gjysmën e dëshmisë.

Në shenjë revolte për nxjerrjen e mediave nga salla u larguan të gjithë të pandehurit së bashku me avokatët, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA