Një prej tyre kishte zhveshur uniformën ndërsa të tjerë lanë postblloqet ose nxirrnin justifikime për të mos luftuar, gjatë shembjes rrufe të regjimit të presidentit Assad.
Mes zjarrit të vazhdueshëm të armëve dhe shpërthimeve, ushtari 27 vjeçar Amr, tregon se ishte stacionuar në ballë të forntit në veri të qytetit Hama.
Ai thotë se ofensiva rebele i kishte gjetur të gjithë të papërgatitur, edhe pse ai vetë “nuk do të sakrifikohej” për ushtrinë.
“Oficeri më tha të filloj të qëlloj,” kujton i riu. “Më tha se nëse nuk e qëlloj armikun do të konsiderohem tradhtar dhe do të dënohem”.
Kështu që Amr nisi të qëllonte – ndaj askujt e asgjëje, vetëm thjesht për të evituar dënimin.
“Na thonin vazhdimisht: ‘Mos u tërhiqni, përforcimet janë duke ardhur,’” thotë Amr. “Por ne të gjithë e dinim se kjo ishte gënjeshtër. Nuk kishte përforcime”.
Gradualisht Amr dhe pjesa tjetër e trupave në Hama po shtyheshin drejt Salamiyah, dhe ushtarët po e humbisnin shpresën.
Kolegët ushtarë e oficerë të Amr po hiqnin uniformat dhe po hidhnin armët e tyre.
Ai vendosi të bëjë të njëjtën gjë dhe të nisej drejt Damaskut, i lodhur, gjysmë i zhveshur e i shokuar.
Deri disa ditë më parë, rroba ushtarake të flakura ishin një pamje e zakonshme në rrugët e Damaskut, çizme, pantallona e xhaketa pranë tankeve të braktisura.
Ushtria siriane nuk rezistoi kur rebelët hynë në Aleppo më 30 nëntor, prandaj Amr duket se e dëshmoi një nga rezistencat më të ashpra në Hama.
Ushtria e Assad që në vitin 2020 llogaritej në 130,000 njerëz, dështoi për shumë arsye.
Ish-mbështetësit e saj Rusia e Irani që mbulonin pjesën ajrore dhe tokësore, raportohet se ishin të zëna me konfliktet në Ukrainë dhe me Izraelin, shkruan rrjeti Middleeasteye.net
Paqja relative që Siria kishte gëzuar prej ndalimit të luftës në 2020, u shoqërua me përkeqësim të kushteve të jetesës.
Një ushtarak si Amr fitonte rreth 500,000 lira siriane në muaj ($40) me të cilat nuk mund të jetohet dhe premtimet për rritje rroge nuk mjaftonin për të bindur trupat të qëndronin në front.
Oficeri 30 vjeçar Nabil, ishte thirrur në një takim në Damask më 5 dhjetor.
“Na thanë të marrin armët dhe të mbrojmë qytetin, disa nga ne refuzuan por oficerët Alawi ndoqën urdhrat,” tha ai për rrjetin Middle East Eye, duke iu referuar sektit besnik të familjes së presidentit Assad.
Nabil thotë se pagoi me rryshfet komandantin për të marrë leje, por më vonë ai ndryshoi mendje dhe e thirri përsëri.
“Kur shkova në bazë komandantët po largoheshin me makina, ishte hera e parë që i shihja t’i jepnin vetë makinës. Të gjithë po largoheshin”, kujton ai.
Ndërsa rreshteri 25 vjeçar Mohammed, ishte me leje kur nisi ofensiva. Ashtu si shumë të tjerë ai shfrytëzonte kohën për të punuar për familjen.
“Më thanë të mobilizohesha sa më shpejt, se kishte një emergjencë dhe se rebelët po sulmonin Hama,” tha Mohammed për rrjetin MEE.
“Unë i thashë se duhet të punojë të ushqej familjen, por në fakt nuk doja të luftoja. Ne jemi të gjithë sirianë dhe vëllezërit nuk duhet të luftojnë me njëri-tjetrin”.
Mohammed tha e komandanti nuk pranonte justifikime dhe se do ta merrte me forcë.
“Ai tha se ‘të konsideroj tradhtar dhe do të marrësh dënimin më të rëndë nëse nuk vjen”.
Por vetëm duke parë nga dritarja Mohammed kuptonte se çdo gjë po shembje dhe ushtarët vraponin për të shpëtuar.
“Unë i shihja ata duke prapuar në rrugë e duke sharë qeverinë e Assad”, shton ushtaraku refuzues për Middleeasteye.net.
Top Channel