Çelja e grupkapitullit të gjashtë, Marta Kos: Njohje e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE

17/12/2024 10:15

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos përgëzoi vendin tonë për hapjen e grup kapitullit të gjashtë.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ajo tha se ky hap tregon njohjen e qartë e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE.

Kos gjithashtu vlerësoi dhe angazhimin e gjithë vendeve anëtare të Bashkimit Europian, duke shprehur besimin e plotë për vendosmërinë e vendin tonë për të punuar fort.

Sot këto negociata janë hapur dhe këtu hapi, grupkapitullin e gjashtë. Dua t’ju falënderoj dhe ju zoti kryeministër për punën tuaj. Dua t’ju kujtoj që edhe me Malin e Zi dje kemi mbyllur 12 grupkapituj. E vlerësoj gjithashtu angazhimin e gjithë vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Zgjerimi është prioritet për Bashkimin Europian dhe ne jemi të përkushtuar për të marrë ndryshime të tjera. Sot në konceptin ndërkombëtare për hapjen e grupkapitujt e gjashtë është njohje e qartë e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE. Duke hapur kapitujt ne flasim për temat e marrëdhënieve me jashtë dhe këto tema plotësojnë Shqipërisë duke qene një faktor i përbashkët. Kam besim në vendosmërinë e Shqipërisë për të punuar fort për të gjitha reformat për këtë proces.

Duke parë dhe përfshirjen e gjithkujt dhe shoqërisë civile. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë së bashku një të ardhme të lulëzuar. Urime Shqipërisë!”, u shpreh ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA