Foto Ilustruese

Një aksident është regjistruar pak momente më parë në fshatin Baqel të Njësisë Administrative Blinisht në Lezhë.

Një motoçikletë është përplasur me një mjet bujqësor zetor. Për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit.

Njoftimi:

Rreth orës 14:20, në rrugën e fshatit Baqel, mjeti traktor me drejtues shtetasin P. P., 73 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. M., rreth 54 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e traktorit, shtetasin P. P., po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta