Deputetja Monika Kryemadhi zbuloi arsyen përse shkoi më bastun në SPAK.
Ajo tha se gjatë stërvitjes në palestër ka vrarë gjurin.
Kryemadhi: Atë ditë që kemi pasur gjyqin në Apel 5 minuta para se të hy në gjyq 10 policë zbarkuan në shtëpinë time, ishte një skenar interesant për të krijuar presion psikologjik, kanë ardhur edhe ditën tjetër, u vendos proces verbali u firmos nga unë dhe mamaja ime, erdhën dhe të agjencisë së sekuestros, prokurori dhe gjyqtarja thanë a është e ligjshme prona që ata jetojmë, po tha, por mendojmë se duhet të dalim nga shtëpia.
Po ku do jetoni?
Kryemadhi: Po në çadër m, punë e madhe.
Ku e keni vrarë këmbën?
Kryemadhi: Ju e dini që unë bëj shumë palestër, e kam vrarë gjurin, meniskun në palestër.
Është Meta xheloz se bëni palestër?
Kryemadhi: Nuk flas për njerëz që s’janë në jetën time, më pëlqen shumë ky bastuni, është bërë edhe trend.
Top Channel