Shikoni një qen apo një njeri? Iluzioni optik po habit internetin me imazhin e pyllit me dëborë (fotot)

16/12/2024 21:16

Një iluzion optik i ka lënë njerëzit konfuz e të çorientuar, teksa përpiqen të zgjedhin nëse shikojnë një njeri në largim apo një qen të zi në ardhje, përmes pyllit me pemë të mbuluar nga dëbora.

Foto origjinale raportohet se është bërë në një vendndodhje të panjohur dhe ka qarkulluar mes mijëra përdoruesve në rrjetin Facebook ku shumë nuk mund të vendosin cila është e vërteta nga dy figurat që mund te pikasen.

Shumë zgjedhin të besojnë figurën më të vogël të njeriut që largohet mes pemëve, ndërsa të tjera zgjedhin qenin e zi me masë më të madhe, që afrohet drejt shikuesit.

Bishti i qenit në pamje të parë mund të merret dhe si koka e njeriut në largim.

“Duhet të ngulitja sytë mirë para se të kuptoja atë që po shihja”, tha një përdorues”.

Një tjetër shtonte: “Unë thuajse u dorëzova me këtë.’

Një nga përdoruesit e rrallë që pa fillimisht qenin, shkruante: “Përse nuk arrij të shoh njeriun? Unë shikoj vetëm qenin.’

Për të tjerë ishte më e qartë: “Çuditem me njerëzit që shikojnë burrin e duke vrapuar, si e shpjegojnë kokën e qenit që ai duket se ka në kurriz? Është në fakt vetëm qeni”.

Të tjerë sërisht nuk bindeshin: “Është një burrë me xhaketë dhe çantë shpine që vrapon për në pyll, e shoh nga mënyra e vrapimit që është një njeri”. /DailyMail//

FOTO GALERI
1/3
Një iluzion optik i ka lënë njerëzit konfuz e të çorientuar, teksa përpiqen të zgjedhin nëse shikojnë një njeri në largim apo një qen të zi në ardhje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA