
23/02 15:49
Shumë vite pasi ishte larguar nga Shqipëria pa lënë asnjë gjurmë, Parashqevi Simaku u shfaq pak ditë më parë në një stacion treni në New York.
Video e saj teksa merrte ndihma sociale nga shteti amerikan ‘mori dhenë’, e ndërsa të shumtë ishin shqiptarët që vrapuan për ta gjetur atë, të madhen Parashqevi.
Mbrëmjen e kaluar biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku, ku kanë kaluar një darkë së bashku.
Parashqevia, që nuk e ka humbur finesën e aq më pak zërin e saj ikonik, ka kënduar mbrëmë për atdheun, Shqipërinë.
Top Channel