17-vjeçari i cili plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij në oborrin e shkollës së mesme Cakran u la në burg nga Gjykata e Fierit.
Ai ra në prangat e policisë menjëherë pas ngjarjes nga blutë e Fierit dhe mbi të rëndon akuza “ Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.
Ishte gjyqtarja e gatshme për të mitur Klodiana Kryeziu që dha vendimin, ndërsa prokurorja ishte Oliana Gjergjefi, e cila ishte e pranishme në shkollë edhe ditën e ngjarjes dhe në deklaratën për media pohoi se ngjarja është shumë e rëndë, por ka garantuar hetim të plotë dhe të gjithanshëm.
Ndërkohë 17- vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk dihet nëse ky detaj do të merret në konsideratë nga togat e zeza.
Sipas dëshmisë së të plagosurit konflikti ka nisur një muaj më parë pas postimit të disa fotove në rrjetet sociale. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel