Operacion “blic”! 15 të shoqëruar në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë
16/12/2024 11:01
Forca të shumta të Drejtorisë së Policisë Vlorë kanë zhvilluar një operacion gjatë natës, të shtrirë në qytetet e Vlorës, Sarandës dhe Delvinës.
Gazetari i Top Channel Mikel Marsi mëson se janë shoqëruar rreth 15 persona, të cilët akuzohen për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Të gjithë personat janë transportuar me furgonë policie drejt Vlorës, ku po merren në pyetje.
Detaje të tjera nga operacioni priten në orët në vijim.
Top Channel