“Dërgoni para gjykatës bosët e krimit dhe figurat e larta të korruptuara”, E dërguara e SHBA në Tiranë: Duhet të jeni krenarë për përparimin e drejtësisë

16/12/2024 15:53

E dërguara e SHBA në Tiranë, Nancy Van Horn mori pjesë në konferencën e IKP dhe KPK, e zhvilluar pas 7 viteve Vetting.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion merr sot kompetencat e komisionerit publik.

Van Horn theksoi se të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë për arritjet e sistemit të drejtësisë, ndërsa i bëri thirrje SPAK që të vijojë të hetojë korrupsionin në vend.

“Shqiptarët duhet të jenë krenarë për arritjet. Duhet të jeni krenarë për sa ka përparuar drejtësia në Shqipëri. SPAK të vijojë të hetojë rastet më të ndjeshme të korrupsionit”, theksoi diplomatja.

“Ju keni vendosur një standard që mbahet si shembull jo vetëm në Europë por edhe në vende të tjera. Proces i vështirë, por premtues për një shoqëri më të drejtë për gjithë qytetarët. Ka pasur rezistencë ndaj reformës në drejtësi dhe kjo vazhdon edhe sot në disa vende. Komisionerët kanë bërë sakrifica të mëdha si profesionale. Edhe vetjake, kanë marrë vendime jo popullore. Kanë treguar guxim të jashtëzakonshëm për t’u përballur me hakmarrjen për këto vendime shkarkimi. Shqiptarët duhet ta dinë se zyrtarët po japin llogari dhe do vazhdojë falë punës së mirë të shqiptarëve trima si ju.

Festojmë këtë gur kilometrik të shkëlqyer të arritjeve të organeve të Vettingut sot. Rivlerësimi s’ka përfunduar, kërkesa e popullit shqiptar për drejtësi është po aq e fortë sa në 2016, kjo është falë punë suaj. Prokurorët në SPAK po luftojnë për të çuar para gjykatës bosët e krimit dhe figura të larta të korruptuara. Ju nxis të gjithëve ju që ndodheni sot që të ndiheni krenar për këto arritje.

Mbetet më shumë për të bërë, ju keni ndërtuar institucionet të reja të drejtësisë në emër të popullit shqiptar. E rëndësishme t’i përdorni në masën e duhur, duhet të jeni efikasë, të pavarur dhe të paanshëm. Duhet të vazhdoni punën para çdo pengese, ne jemi me ju që nga 2016 dhe po fillojmë të shohim ndikimin drejtësisë. Vazhdoni këtë progres kundër korrupsionit”, theksoi Van Hor.n

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA