“Bregdeti ynë ka akoma hapësira për qoka”, deputeti Sula: E thotë Eurostat, përfituesit janë klientë të….

16/12/2024 11:39

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula është shprehur se Shqipëria renditet e 4-ta në Ballkanin perëndimor për thithjen e investimeve nga BE në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Në një reagim në “Facebook”, Sula thotë se teksa qeveria bën propagandë, vendet e rajonit “i janë prveshur punës për të ftuar biznesmenët e BE të investojnë në vendet e tyre”.

Ai shton se Ligji për Investimet dhe Investitorët Strategjikë ka përfitues vetëm “klientët e oborrit kryeministror”.

Reagimi i Dashamir Sulës:

“Fjalët e tepërta janë fukarallëk”

Shqipëria renditet e 4-ta në Ballkanin perëndimor për thithjen e investimeve nga BE në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Ne kemi parë kreun e qeverisë të bëj “liderin global” në forume ekonomike, në panaire të ndryshme por siç thotë populli “Fjalët e tepërta janë fukarallëk”.

Dhe mesa duket kjo ka ndodhur. Teksa kryeministri ynë është kujdesur të bëj propagandë, liderët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë e Malit të Zi i janë perveshur punës për të ftuar biznesmenët e BE të investojnë në vendet e tyre.

Sipas EUROSTAT, Institutit Evropian të Statistikave, vendi që ka përthithur më shumë investime nga BE në 2023 është Maqedonia e Veriut. Investimet nga BE deri në fund rë 2023 në Maqedoni përbënin 29.3 të Prodhimit të Brendshëm Bruto. E dyta radhitet Serbia, e treta Mali Zi ku këto investime përbëjnë 26% të PBB dhe në vend të 4 vjen Shqipëria.

Disa vite më parë Shqipëria miratoi një ligj të përkohshëm. Ligjin për Investimet dhe Investitorët Strategjikë. Në atë kohë u propagandua se ky ligj me shumë lehtësira fiskale madje edhe duke dhënë pasuri publike do të përdorej për të thithur investitorë seriozë nga BE. PS ka sjell sërish kërkesën për ta shtyrë këtë ligj edhe pse siç e thotë edhe EUROSTAT përfituesit nuk janë brandet ndërkombëtarë por klientët e oborrit kryeministror. Mesa duket bregdeti ynë ka akoma hapsira te cilat janë pikasur nga miqte e qeverise dhe do ti jap ato per qoka para zgjedhjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA