Prej ditësh rrjeti gëlon nga informacionet për gjendjen e ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.
Pas videos së publikuar në një media amerikane ku ajo priste të merrte ndihmat nga qytetarët, pasi ishte e pastrehë.
Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me Parashqevi Simakun.
Ilirjani ka zbuluar detajet e gjendjes së këngëtares, teksa i ka mundësuar edhe një strehë në Manhatan.
Në InstaStory, biznesmeni ka treguar se Parashqevi Simaku ka kaluar 10 vite të vështira dhe se tani ka nevojë të pushojë.
“Diva jonë po qetësohet në dhomë dhe po bëhet gati për darkën që meriton. Nuk kam fjale ta përshkruaj emocionin dhe dashurinë që kam për Parashqevinë. Ajo donte Hollywood. Unë do ta çoj atë në Hollywood. Do të shkojmë bashkë. Por ajo ka nevojë për qetësi.
Pas 10 vitesh të vështira ajo është Princesha jonë. Për të gjithë shqiptarët do i puth duart. Ajo është sonte princesha e manhatanit. Historia e saj është si e Hirushes. Zoti është i mirë”, ka shkruar në postimet e tij Ilirjani.
Ndër të tjera biznesmeni ka treguar se shqiptarët i kanë shkruar shumë mesazhe në lidhje me gjendjen e Parashqevi Simakut, të cilën më pas e ka ftuar në një darkë.
Top Channel