Këto janë pamjet nga atentati mafioz i ndodhur sot në Athinë me një shqiptar të vdekur dhe një tjetër të plagosur.
Gazetari Artur Bibe raporton se dy shqiptarët ndodheshin në një kafe në momentin që u qëlluan nga një makinë në lëvizje. Si pasojë e disa të shtënave, një shtetas grek me orgjinë shqiptare ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Viktima është identifikuar si Irakli Davella, pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës.
Ndërsa personi tjetër, Edi Lolo ka marrë plagë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ai ka marrë plagë në kokë dhe bark.
Ky i fundit rezulton të ketë pasur udhëtime edhe ne Dubai.
Autorët përdorën një makinë të vjedhur herët në mëngjes sot më zonën e Peristerit.
Policia ka nisur një operacion për gjetjen e autorëve, por ende nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tyre.
Top Channel