U ekzekutua në Athinë, kush është mafiozi shqiptar Irakli Davella
15/12/2024 13:54
Irakli Davella, viktima e sotme e atentatit në Athinë konsiderohet një personazh i lidhur prej vitesh me botën e krimit në Greqi.
Ai rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.
Tre të fundit bashkë me Davellën kishin krijuar vite më parë një grup kriminal që vepronte në Athinë.
Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një sulmi mafioz të ndodhur në vendin e quajtur Thrakomaqedones në veri të Athinës. Sipas burimeve policore, dy personat ndodheshin në një kafe në momentin që u qëlluan nga një makinë në lëvizje.
Top Channel