Në Has ruhet ende tradita shekullore e suxhukut.
Për të nxjerrë një produkt me plot shije sekreti qëndron i gjithi tek mishi që duhet të jetë i freskët dhe viçi të ketë kullotur në natyrë dhe shumë larg qytetit që ka ndotje.
Flamur Mulaj, nga Hasi na tregon se si prodhohet ky suxhuk i rrallë i cili kushton jo pak, 35 paund kilogrami. Dhe i gjithë suxhuku dhe mishi i thatë shitet në Londër, pasi emigrantët atje e kërkojnë shijen shqiptare.
Gazetarja, Rudina Muça: I gjithë sekreti i suxhukut dhe mishit të thatë qëndron edhe tek mënyra artizanale e tharjes, ku bëhet me prush e jo më furra. Mishi dhe suxhuku qëndrojnë të varur për 10 ditë
Flamur Mulaj: Unë prodhoj mbi 1200 kg suxhuk dhe e dërgoj të gjithin në Londër me një çmim prej 35 paun kilogrami
Gazetarja, Rudina Muça: Pse kërkohet kaq shumë ky suxhuku i Hasit?
Flamur Mulaj: Lopët dhe viçat rriten 750 metra mbi nivelin e detit dhe ushqehen me kulloton e pasur të këtij vendi. Pikërisht mishi më pas bën që të dalë një produkt i shijshëm dhe i shëndetshëm dhe ka mbi 4 vjet që unë këtë produkt e çoj në Angli.
Suxhuku i Hasit është mjaft i njohur, dhe ka shije e aromë të rrallë.
Top Channel