Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës në Bulqizë kanë sjellë probleme në rrugët e vendit.
Për shkak të përmbytjeve kalimi nga Lagja e Re në atë të vjetrën në Bulqizë është bërë tepër i vështirë. Ndërsa reshjet e borës kanë rënë në zonat që kanë lartësi 500 mbi nivelin e detit.
Për të kaluar te minierat e Tërnovës dhe Martaneshit kalimi bëhet vetëm nga automjetet që përdorin goma dimri dhe zinxhirë. Ndërsa në Qaf Murri të rrugës së Arbërit reshjet e dëborës janë më pak të dendura.
Ndërsa në Durrës, reshjet e shiut që ranë një ditë më parë kanë sjell jo pak probleme.
Edhe pse shiu ka pushuar dhe ka dalë dielli, banorë të disa pallateve në sektorin “Iliria” të Plazhit të Durrësit janë të bllokuar nga ujërat që kanë pushtuar sheshin para objekteve të tyre të banimit dhe kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve vendore, pasi e njëjta histori përsëritet sa herë që bie shi.
Top Channel