Autoritetet iraniane arrestuan këngëtaren Parasto Ahmady pasi ajo mbajti një koncert në YouTube.
Kështu deklaroi avokati i saj, duke shpjeguar se 27-vjeçarja Ahmady u ndalua të shtunën në qytetin Sari.
Të enjten autoritetet gjyqësore kishin paraqitur një kërkesë në lidhje me koncertin e Ahmady, e cila kishte performuar e veshur me një fustan të zi të gjatë pa mëngë dhe pa jakë, por edhe pa hixhab. Ajo shoqërohej nga katër muzikantë. Koncerti online është parë më shumë se 1.4 milionë herë. Avokati i saj tha se ai nuk kishte dijeni se për çfarë akuzohej Ahmady-t, as kush e arrestoi atë, madje nuk dinte as vendin e saj të paraburgimit.
Avokati shtoi gjithashtu se dy muzikantë nga grupi Ahmady, u arrestuan në Teheran të shtunën.
Këngëtarja kishte postuar koncertin e tij në YouTube. “Unë jam një vajzë që dua të këndoj për njerëzit që dua. Kjo është një e drejtë që nuk mund ta anashkaloja: të këndoj për tokën që dua me pasion”, tha ajo në klip.
Pas Revolucionit Islamik në Iran në vitin 1979, grave iu ndalua të këndonin apo të kërcenin para një audience të përzier. Këngëtaret femra mund të performonin vetëm për audiencën mashkullore si pjesë e një kori, por mund të këndonin në një sallë për një audiencë vetëm femra. Gjithashtu sipas ligjit iranian, gratë nuk lejohen të shfaqen pa hixhab para burrave që nuk janë të afërm.
Top Channel