Lojëra fati në lokal, arrestohet administratori! Pranga dhe pesë qytetarëve që u kapën ‘mat’ duke luajtur poker

15/12/2024 10:33

Finalizohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier operacioni i koduar “Poker”.

Kishte përshtatur lokalin e marrë me qera për të organizuar lojëra fati poker, vihet në pranga administratori i lokalit.

Në pranga dhe 5 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë duke luajtur poker.

Sekuestrohen shuma parash, çipsa, një tavolinë pokeri dhe sende të tjera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier në kuadër të kontrolleve për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme të lojrave të fatit, kanë finalizuar operacionin “Poker”, dhe arrestuan shtetasit:

– E. V., 47 vjeç, H. K., 32 vjeç, M. B., 26 vjeç, A. T., 42 vjeç, E. Xh., 34 vjeç, dhe K. H., 35 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mbyet, Fier.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në lokalin e shtetasit E. V., duke luajtur poker.

Në vijim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasit e mësipërm për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA