Një 17-vjeçare ka humbur jetën për shkak të meningitit bakterial.

Gazetarja Alema Demiraj raporton për Top Channel, se fillimisht adoleshentja është paraqitur një ditë më parë në spitalin e Durrësit dhe më pas është nisur drejt QSUT-së, ku ka humbur jetën paraditen e kësaj të diele.

Ndërkohë po trajtohen me profilaksi familjarë të saj dhe personeli mjekësor që ka trajtuar 17 vjeçaren pasi meningiti bakterial është ngjitës.

Në vendin tonë ndryshe nga vende te tjera vaksina kundër meningitit nuk është e përfshirë në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA