Angli, debat për emigrantët! Zbarkojnë 35 mijë vetë më shumë, mediat fokusohet sërish te shqiptarët

15/12/2024 19:52

Në një përpjekje për të gjetur statistika dhe bërë krahasime për të shpëtuar fytyrën në sytë e publikut britanik, qeveria aktuale laburiste, thotë se që kur kanë ardhur ata në pushtet përpara gjashtë muajsh, kanë larguar drejt vendlindjes më shumë emigrantë ilegal  se në çdo periudhe gjashtë mujore në pesë vitet e fundit.

Sipas Home Office rreth 13 e 500 emigrantë të paligjshëm janë riatdhesuar pas zgjedhjeve të qershorit. Ndërkohë që Ministrja e Brendshme thotë se kanë intensifikuar masat e sigurisë në kufi, në fakt rreth 21 e 500 vetë kanë ardhur që kur Sir Keir Stamer ka ardhur në pushtet, pra janë 8 mijë vetë më shumë të ardhur me gomone, qe i shtohen numrit të të huajve ilegal në Britani, ku vetëm të enjten 607 të tjerë mbërritën përmes La Manshit, dita më e ngarkuar në një dhjetor që kur kanë filluar të mbahen rekordet.

Sakaq rreth 35 mijë vetë më shumë kanë ardhur me gomone gjatë këtij viti, cka përbën 20 përqind më shumë se një vit më parë, por 22 përqind më pak se në 2022, kur edhe shqiptarët e ardhur shkonin në afro 14 mijë vetë. Opozita konservatore thotë se rikthimet nuk janë për emigrantët ilegal të ardhur sesa punëtorë që punojnë ilegalisht në vende të ndryshme pune.

Tabloidi The Sun madje shkruan se shumë nga të deportuarit dhe liruarit nga burgjet për drogë, si në rastin e Shqipërisë vijnë sërish pas disa kohësh në Britani për të rifilluar aty ku e kishin lanë aktivitetin e tyre kriminal. Sipas tyre marrëveshjet me Italinë dhe Shqipërinë janë vazhdim i asaj që ne po bënim, kur ishim ne pushtet.

Ndërkohe Ministrja e Brendshme ka qenë në Itali këtë javë dhe ka takuar 5 homologë të saj evropiane, por pavarësisht ecejakeve dhe takimeve diplomatike, e vërteta mbetet se grupet kriminale i kanë industrializuar kalimet ilegale dhe infrastrukturën që e mundëson këtë krim. Zyrtarët më të lartë britanik të sigurisë së kufijve nuk pranojnë të prononcohen se kur do filloj ndalimi i kalimeve ilegale, pasi dukshëm krimi është disa hapa para siç tradicionalisht agjencive ligj zbatuese dhe bashkëpunimit ndërkufitar me shumë pikëpyetje sidomos mes Francës dhe Britanisë.

Rreziku më i madh si për laburistët dhe konservatoret në fushën e emigracionit ilegal vjen nga partia e  Babait te Brex-it e cila e përdor fort kartën e emigracionit ne narrtivën publike, parti e cila doli e dyta ne 98 zona elektorale në zgjedhjet e kaluara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA