Poeti, përkthyesi dhe shkrimtari Rudolf Marku, i ftuar në emisionin Artkand komentoi videon që po qarkullon prej disa ditësh në rrjete sociale, ku një grua e cila merr një pako me ndihma duket si këngëtarja ikonë shqiptare, Parashqevi Simaku.
Ai theksoi se duhet të merret ambasada shqiptare në SHBA dhe pikërisht konsulli i kulturës me këtë çështje delikate.
Marku: Është një trishtim i madh kur sheh një skenë të tillë, fati i njeriut është fati i njeriut , mund të jesh i famshëm dhe të kesh një fat tragjik. Por këtu është një problem përtej fatit. Të katandiset një nga këngëtaret më me famë të muzikës shqiptare të viteve ’80, e meritonte atë famë falë talentit të saj, të katandiset në këtë shkallë dhe shqiptarët ta marrin vesh dhe Ministria e Kulturës e ambasada shqiptarë që është në SHBA, çdo ambasadë ka një punonjës që është një konsull i kulturës, ça bën ky, në Amerikë qenka një këngëtare që është katandis në këtë lloj halli të madh, vetë kjo video të krijon shumë pikëpyetje, për kulturën , institucionet e kulturës së vendit tonë, ambasada është ndoshta mund të duket sikur po shprehem vrazhdë, por janë fantazmë, hije, s’merret vesh çfarë bëjnë dhe pastaj flasim për rëndësinë e madhe që paska diaspora në botë.
Top Channel