Greqi, shqiptari i jep fund jetës duke u vetëvarur/ Banorët: Bënte disa punë për të mbijetuar

14/12/2024 17:53

Një 57-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në Amaliada të Greqisë.

Sipas mediave greke, shqiptari ka shkuar pasditen e djeshme në një fushë në zonë, ka vendosur një litar në një pemë dhe është vetëvarur. Ka qenë shoku i tij, i cili po kërkonte 57-vjeçarin dhe nuk e gjente dot. Më në fund pas disa orësh ai doli ballë për ballë me pamjen makabre teksa shkoi në vendin e ngjarjes.

Komuniteti lokal u shpreh se 57-vjeçari ishte shumë punëtor dhe bënte shumë punë për të mbijetuar. Rasti është marrë në ndjekje nga policia për zbardhjen e shkaqeve që e çuan 57-vjeçarin shqiptar drejt vetëvrasjes.

Mësohet se 57-vjeçari që u gjet i vetvarur ishte nga qyteti i Burrelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA