Zjarri në nënstacionin elektrik, pesë vatra shpërthyen nga ngarkesa! Dëme në banesat përreth

13/12/2024 13:29

Drejtori i zjarrfikëses në Shkodër, Agim Ponari, duke folur për zjarrin në nënstacionin elektrik, shprehet se kanë qenë 5 vatra zjarri njëkohësisht.

Fillimisht, janë njoftuar për shpërthimin e një kabine elektrike në Kiras dhe më pas edhe 3 kabina të tjera elektrike të vogla kanë shpërthyer si shkak i ngarkesës elektrike. Në fund ka shpërthyer edhe nënstacioni elektrik i Draçinit. Ponari thotë se zjarrfikëset sapo kanë marrë njoftimet kanë shkuar menjëherë në të gjitha vatrat e zjarrit ku kanë marrë njoftim duke shuar flakët.

Familjarët thonë që kanë pësuar një dëm ekonomik prej mbi 10 milion lekë të vjetër për shkak se zjarri nga nënstacioni përfshiu disa objekte zbukurimesh që ndodheshin në oborrin e shtëpisë së tyre. Në banesë një e moshuar tregon se ndodhej bashkë me një fëmijë të vogël dhe është traumatizuar duke pasur frikë se vajrat e transformatorëve mund të shpërthenin. Familjarët kërkojnë që të dëmshpërblehen nga OSHEE sepse dëmi i shkaktuar është i madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA