Zjarri në nënstacionin e Draçinit, shkak dyshohet një masë elektrike! Flakët përfshinë edhe një magazinë
13/12/2024 12:25
Një masë elektrike dyshohet se u bë shkak për zjarrin që përfshiu këtë mesditë nënstacionin elektrik në Draçin.
Sipas policisë, zjarri ra rreth orës 11:30 në kabinën elektrike të një pallati në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Shkëndija në kabinë ka shkaktuar masë elektrike në nënstacionin elektrik në vendin e quajtur “Draçin”. Si pasojë, në nënstacion është ndezur zjarr dhe përhapja e flakëve ka shkaktuar zjarr dhe në magazinën në pronësi të një 34-vjeçareje, objekt që ndodhet në afërsi të nënstacionit.
Nga zjarret ka vetëm dëme materiale.
Top Channel