Zjarri në nënstacionin e Draçinit, banorja: Kam përjetuar tmerrin, u largova menjëherë së bashku me fëmijën e vogël

13/12/2024 13:20

Gjatë paradites së sotme ka rënë zjarr në nënstacionin elektrik në vendin e quajtur “Draçin”.

Banorja e zonës, Zenepe Lopci, ka deklaruar se situata e krijuar ka qenë e tmerrshme dhe se ka dëgjuar shpërthime.

“U prek gjysma e dritave të shtëpisë, gjysma kishte dhe gjysma jo. Dal jashtë tek veranda në katin e dytë të shtëpisë, pash shkëndijën në nënstacion dhe më pas kam marrë telefonin për të marrë zjarrfikësen.

Kur po zbrisja shkallët kam parë flakën që kishte nisur afër repartit, pas 5 minutash ka shpërthyer tek nënstacioni. Prapë merrja zjarrfikësit nuk vinin. Unë isha me një fëmijë të vogël dhe isha vetëm në shtëpi. Këtë tmerr që kam përjetuar sot.

Kisha frikë se do të shpërthenin bojërat apo gjërat që ka nënstacioni, që me shpërthy. Kam marrë vetëm çantën dhe nja dy lekë, e kam dalë e kam ikur së bashku me fëmijën e vogël. Nuk mund të hynim brenda”, ka deklaruar banorja.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA