Shehi paraqet programin elektoral të LZHK për zgjedhjet e 11 majit: Rritje pagash me 25%

13/12/2024 12:46

5 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka gati programin elektoral.

Shtylla kryesore është rritja e pagave dhe pensioneve. Dashamir Shehi u ndal te plani për rritjen e pagave.

Rritja 25% e pagave ne e gjykojmë që është në vazhdim të rritjes që iu bë një vit e ca më parë, sepse ne mendojmë se gjithsesi, pagat e shqiptarëve janë të ulëta. Kur themi rritje, bëhet fjalë për sektorin buxhetor. Kjo rritje do të tërheqë më pas edhe ata në sektorin privat. Jemi në kapitalizëm tani, disa po marrin miliona dhe punëtori po paguhet me 400-500 euro, kjo nuk qëndron më“, u shpreh Shehi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA