Paketa e sigurisë në shkolla/ Ministri Hoxha flet për plagosjen me thikë të gjimnazistit në Fier: Ngjarja u zbardh shpejt falë…

13/12/2024 17:04

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi këtë të hënë një takim me prefektët e 12 qarqeve në qytetin e Korçës.

Ministri foli për paketën e sigurisë në shkolla, teksa u ndal te plagosja me thikë e një 17-vjeçari nga një bashkëmoshatar i tij në një gjimnaz në Cakran të Fierit, ku tha se ngjarja është zbardhur në një kohë shumë të shpejtë.

Ndër të tjera Hoxha tha se roli i policisë dhe roli i stafit pedagogjik për të pasur një ambient sa më të sigurt është shumë i rëndësishëm.

Në vijim të takimeve që unë kam pasur para disa javësh në qarkun Fier, kemi organizuar takimin e dytë me prefektët e qarqeve. Kemi biseduar dhe analizuar situatën për sa i përket masave të emergjencave që duhet të merren dhe veprimeve që duhet të koordinohen veprimet midis policisë, prefekturës dhe strukturave të tjera shtetërore.

Ndër të tjera, çështja për të cilën unë kam vënë një rëndësi shumë të madhe dhe thelbësore është zbatimi i paketës së sigurisë në shkolla. Sot, në qarkun Fier, kemi pasur një ngjarje e cila, për fat të mirë, nga ana e policisë është arritur të identifikohet dhe të zbardhet në një kohë të shpejtë.

Siç edhe ju e dini, kryeministri është tashmë në një konsultim publik për sa i përket çështjes dhe paketës së sigurisë në shkolla. Shumë shpejt, qeveria shqiptare do të aplikojë sistemin “Smart City”, i cili do të rrisë sigurinë në mjediset shkollore dhe ambientet përreth tyre.

Roli i policisë dhe roli i stafit pedagogjik për të pasur një ambient sa më të sigurt është shumë i rëndësishëm. Modeli që ndjekin nxënësit e shkollave është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye, bashkëpunimi mes familjes, shkollës dhe edukimit që ne i ofrojmë fëmijëve tanë mbetet një çështje që na shqetëson çdo ditë.

Për procesin e zgjedhjes te drejtuesve te komisariateve, kemi pasur 288 aplikantë. Nga këta, 288 kanë fituar të drejtën për të qenë dhe për t’u emëruar si shefa komisariati 100 prej tyre. Procesi  po vazhdon dhe shumë shpejt do të kemi 48 oficerë policie të cilët do të drejtojnë komisariatet në të gjithë policinë e shtetit. Nuk është bërë një renditje që kategorizon 48 të parët; renditja është sipas rendit alfabetik dhe pikëve. Mënyra e përzgjedhjes së procesit do të jetë e ngjashme me atë të drejtorëve të qarqeve. Shumë shpejt, shefat e komisariateve do të jenë në detyrë.”, tha Hoxha.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA