I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 60-vjeçari! Pritet ekstradimi drejt Romës

13/12/2024 14:44

Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës.

Pritet që ai të ekstradohet drejt Romës, pasi gjykata italiane e ka akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

“I akuzuar nga Gjykata e Romës, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Dibër dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 60-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Q.N(T)., 60 vjeç, banues në Peshkopi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Romës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë proceduarat e ekstradimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA