Rikthehet Lucia di Lamermoor/ Vepra e Donizetti vjen pas 16 vitesh në TKOB me artisten e famshme Jessica Pratt

12/12/2024 19:56

Lucia di Lamermoor e kompozitorit Gaetano Donizetti rikthehet pas 16 vitesh në skenën e Teatrit Kombëtar të Baletit, me një koncept origjinal nga regjisorja Ada Gurra, me skenografi dhe kostumografi të re.

Historia tronditëse e Lucias ndërthur dashurinë e ndaluar, tradhtinë dhe betejën për liri. Një grua e pavarur që luftonte kundër shoqërisë patriarkale e që humbi toruan sepse nuk i nënshtrohej dot rregullave të kohës.

Unë kam dashur që ajo në asnjë moment të mos dorëzohej dhe të çonte përpara dashurinë e pastër që ajo ndjente brenda vetes dhe idealet për jetën e saj. Ajo në atë akt vrasjeje, ku vret bashkëshorti në natën e parë të martesës, në atë akt të tmerrshëm, ajo gjen çlirimin”, tha Ada Gurra.

Opera sjell për herë të parë në Shqipëri, artisten e skenave botërore, Jessica Pratt, që ka performuar rolin e Lucias mbi 100 herë.

Lucia më ka çuar në të gjithë botën, nga La Scala në Milano në Neë York, Peru deri në Sydney. Për mua është një rol shumë i çmuar sepse më lejon ta përjetoj këtë personazh kaq të veçantë dhe tani për herë të parë prezantohem me publikun shqiptar. Kam shumë miq shqiptar në Itali, kështu dhe ata janë shumë të lumtur që do kem mundësinë të këndoj këtu. Do të jetë një përvojë shumë e bukur edhe për mua”, tha Jessica Pratt.

E bazuar në një ngjarje të vërtetë që skandalizoi Skocinë e shekullit të 17-të, kjo histori është po aq aktuale dhe sot dhe mbytja e lirisë çon drejt tragjikes.

Shfaqja që bën audiencën të dridhet nga emocionet, vjen në katër netë nga data 12 në 16, me tre kaste të ndryshme, nën dirigjimin e maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli dhe Dritan Lumshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA