Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë
11/12/2024 07:51
Kjo e mërkurë do të ketë një mot vranësira dhe reshje shiu, por gjatë pasdites pritet përmirësim i kushteve atmosferike.
Reshjet e shiut do të jenë intensive në zonat malore, ndërsa pas nuk mbeten as zonat e tjera të vendit tonë.
Temperaturat e ajrit këtë mëngjes kanë shënuar -2 gradë. Gjatë ditës parashikohet që termometri të arrijë deri në 16 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi 55 km/h, duke shkaktuar dallgëzim mbi 3 ballë.
Top Channel