Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar një 35-vjeçare nga Azerbajxhani e cila rekrutonte shtetase të huaja të cilat i shfrytëzonte për prostitucion.

Sakaq policia bën me dije se janë proceduar penalisht 5 shtetas të tjerë për ushtrim prostitucioni dhe shfrytëzim.

Informacioni i policisë

U arrestua shtetasja A. H., 35 vjeçe, nga Azerbajxhani, banuese në Gjeorgji dhe Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzimi i prostitucioni” dhe “Prostitucioni”.

U proceduan në gjendje të lirë

-për ushtrim prostitucioni shtetaset G. Ç., 40 vjeçe, K. I., 32 vjeçe, S. E., 26 vjeçe, M. H., 26 vjeçe, A. S., 32 vjeçe, banuese përkohësisht në Tiranë;

– për shfrytëzim prostitucioni shtetasi D. A., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA