President turk Rexhep Tajip Erdogan ka pritur sot presidentin somalez Hassan Sheikh Mohamud në Ankara për bisedime në lidhje debatin një-vjeçar mes Somalisë dhe Etiopisë fqinje. Turqia ka qenë ndërnjetësuese mes dy vendeve fqinje që prej njohjes nga Etiopia si shtet të rajonit separatist të Somalisë që quhet tashmë Somaliland.
Mogadishu e quan marrëveshjen një sulm ndaj sovraniteti dhe integritetit të saj territorial.
Aktualisht dy raunde bisedimesh të mbajtura në Ankara nuk kanë sjellë progres të dukshëm.
Media shtetërore somaleze Sonna tha se president Hassan Sheikh Mohamud “ka shkuar në Ankara me ftesë të presidentit Erdogan”, ndërsa nuk jepte më shumë detaje, shkruan rrjeti AFP.
Konflikti në rajonin e Bririt të Afrikës ka zgjuar interesin e rivalëve të vjetër të Etiopisë, Egjiptit e Eritreas.
Somalia ka dëbuar në prill ambasadorin e Etiopisë dhe ka kërkuar largimin e trupave të Etiopisë nga forcat paqeruajtëse të Unionit Afrikan.
Egjipti ka dërguar me parë armatime për Somalinë pas konfliktit të Mogadishu me Etiopinë fqinje.
Mogadishu konsideron Somaliland pjesë e territorit të tij edhe pse rajoni ka deklaruar pavarësinë ‘de facto’ në vitin 1991. Qeveria e konsideron marrëveshjen e bregdetit si “agresion dhe kërcënim të sovranitetit”.
Kairo asokohe u zotua për mbështetje ndaj Somalisë, ndërsa vetë është i përfshirë në debatin me Etiopinë për mbushjen dhe operimin e Digës së Madhe në Nilin Blu, duke akuzuar Addis Ababa si forcë destabilizimi rajonal.
Ndërsa Etiopia ka thënë se misioni i Egjiptit është kërcënim për Afrikën Lindore në një kohë që shqetësimet e saj nuk janë dëgjuar prej tij.
Top Channel