Gjykata e Lartë njoftoi hapjen e procedurës për të aplikuar për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pak orë mbasi kryetarja e kësaj gjykate zonja Holta Zaçaj iu drejtua Komisionit të Venecias për të marrë një opinion mbi qëndrimin e gjyqtarëve kushtetues në detyrë.

Holta Zaçaj tha për mandatin e saj ditën e kaluar se e nisi detyrën si anëtare në 25 janar 2023 dhe se për sa kohë nuk ka një datë të përcaktuar për përfundimin e detyrës, si afat fundor i ushtrimit të detyrës do të konsiderohet fundi i vitit 2025.

Zonja Zaçaj i kërkoi çdo organi tjetër të respektojë pavarësinë e gjyqtarëve kushtetues si dhe të vetë gjykatës kushtetuese, në ushtrimin e kompetencës për deklarimin e mbarimit të këtyre gjyqtarëve.

Por menjëherë mbas këtij njoftimi datë 10 dhjetor, Gjykata e Lartë reagoi duke hapur procedurën për zgjedhjen nga Gjykata e Lartë të anëtarit të ri të gjykatës kushtetuese me mandate të plotë 9-vjeçar.

Afati i pranimit të kërkesave të kandidatëve është 30 ditë dhe më pas gjykata e lartë thekson se do ti përcjellë këshillit të emërimeve në drejtësi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA