E hodhi në kanal se dyshonte se i ngacmonte gruan, zbulimi i vrasjes së 33-vjeçarit në Durrës përplas familjen e autorit dhe viktimës

11/12/2024 09:15

Pas zbardhjes së ngjarjes së Spitallës, janë shfaqur tensione mes dy familjeve Shkoza dhe Habibi që janë fqinje me njëra tjetrën.

Policia ka ndërhyrë për të qetësuar familjarët e 33-vjeçarit Shkoza, që u gjet pajetë në kanalin pranë shtëpisë, të enjten e kaluar.

Më dy dhjetor, fqinji i tij e ka shtyrë duke e hedhur në kanal pas një konflikti për motive të dobëta. I arrestuari i policisë ka deklaruar se nuk ka dashur ta vrasë por u konfliktu me të pasi i kishte ngacmuar gruan.

Sjellja dhe reagimi i viktimës, sipas autorit, ka qenë përçmuese, tallëse dhe ai e ka shtyrë duke e hedhur në kanal, pa menduar pasojën.

Lexo edhe: FOTO/ “Më ngacmonte gruan”, ja kush është autori i vrasjes në Durrës, hodhi nga ura shokun pas sherrit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA