“Do të të postoj fotot nëse…”/ Pas denoncimit në Fiks Fare, arrestohet 21-vjeçari që shantazhonte të miturin nga Lushnja

11/12/2024 14:39

Pas transmetimit nbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “Fiks Fare” në televizionin Top Channel, se një 17-vjeçar nga qyteti i Lushnjës që shantazhohej në rrjete sociale, nga një shtetas me banim në Shkodër, policia ka bërë të mundur arrestimin e këtij të fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër bëjnë me dije se u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit S. H., 21 vjeç, banues në fshatin Vrakë, për veprat penale “Përndjekja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Për dokumentimin ligjor të këtij rasti, është bashkëpunuar dhe me strukturat e DVP Fier.

Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të tilla dhe i fton sërish ata, që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA