Arrestohet “pirati” i Lushnjës/ Vodhi marketin dhe makinën, prangoset 43-vjeçari që ishte bërë makth i zonës

11/12/2024 15:07

Dy grabitje kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Golem i vogël të Lushnjës.

Shënjestra e hajdutëve ka qenë një market. Pronarët thanë se iu është grabitur 10 mln lekë mall në market, ndërsa hajdutët nuk kanë kursyer as automjetin e komshiut ngjitur me marketin.

Sipas banoreve të këtij fshati vjedhjet janë të shpeshta në këtë zonë dhe ata po përballen me frikën e përditshme. Kryesisht, hajdutët marrin produktet ushqimore, si vaj ulliri, raki, mish etj.

Policia e Lushnjës është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe informojnë se kanë rënë në gjurmët e njërit prej autoreve të vjedhjes së sotme. Në një ullishte është kapur mjeti i vjedhur dhe i mbushur me mallrat e marketit, ndërsa policia po kërkon për bashkëpunëtorët e tjerë.

Veç kësaj policia po kryen kontrolle dhe në banesat pranë vendit ku u gjete makina dhe rreth saj. Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar disa persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA