Analiza/ Kreshnik Spahiu: Pse janë bashkuar qeveri-opozitë, për heqjen e Kryetares së Gjykatës Kushtuese?

11/12/2024 15:22

Nga Kreshnik Spahiu

Holta Zaçe konsiderohet një nga investimet e diplomacisë amerikane në përzgjedhjen si kreu Gjykatës Kushtetuese.

Ajo ka një background 20 vjeçarë si partenre lokale e projekteve amerikane në Shqipëri si dhe la Amerikën për tu bërë pjesë e planeve të Washingtonit për drejtsinë e re në Shqipëri. Holta është një grua e shkolluar në perëndim dhe e pakonsumuar nga politika si dhe e pa përfolur për asnjë aferë korruptive, sot ndodhet në mes stuhisë anti-kushteuese.

Një debat i fortë ka plasur për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, por fatkeqësisht jashtë vëmendjes së mediave dhe ndërkombëtarëve.

Gjykata Kushtetuese e cila gjatë këtij viti ka dhënë disa vendime historike duke përballuar presionin politik po përballet me “operacion fshesa” e cila mund sjellë pasoja shtetrore.

A po sulmohet juridikisht apo politikisht kryetarja e Gjykatës Kushtetuese?
Gjykata e Lartë sapo ka krijuar një preçdent me pasoja për pavarësinë e institucioneve Kushtetuese.

Dje Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçe është detyruar ti drejtohet Komisionit Venecias për të interpretuar Vendimin e Gjykatës Lartë për zëvendësimin e saj para afatit të përcaktuar në Kushtetutë.

Gjyqtarja Holta Zaçaj ka filluar të ushtrojë detyrën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në datën 25 Janar 2023 dhe ka pasuar në detyrë gjyqtaren Vitore Tusha, e cila e kishte përfunduar detyrën si gjyqtare kushtetuese në datën 10 Mars 2017.

Në bazë të Neni 129 të Kushtetutës Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.

Qartazi Holta Zaçe e ka filluar ushtrimin e mandatit të saj në ditën e betimit dhe jo para saj.

Ndërkohë përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo 3 vjet me një të tretën e saj, sipas procedurës së përcaktuar me ligj.

Neni 179/3. i Kushtetutës meqëllim përtëritjen e rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2017, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2025.
Përfshirja në mandat e vitit 2025 është sa rregulluese por edhe shteruese në interpretim ligjor sepse nënkupton ushtrimin e mandatit nga Holta Zaçe gjatë gjithë vitit 2025 dhe jo ndërpterjen në dy maujt e parë.

Mandati i gjyqtares Holta Zaçaj rregullohet nga neni 179, pika 3,i Kushtetutës, i cili parashikon se, me qëllim përtëritjen e rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari që do tëzëvendësojë gjyqtarin të cilit i mbaron mandati në vitin vitin 2017, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2025.

Duke qenë se, as dispozita kushtetuese, për rrjedhojë as vendimi i Gjykatës së Lartë për zgjedhjen në detyrë të gjyqtares kushtetuese, nuk ka një datë të përcaktuar për përfundimin e kësaj detyre, bazuar në rregullat e përgjithshme juridike për llogaritjen e afateve, si afat fundor i ushtrimit të detyrës do të duhet të konsiderohet fundi i vitit 2025.
Data e përfundimit të detyrës së gjyqtarit paraardhës, në rastet kur ai ka përfunduar mandatin e plotë, nuk referohet nga Kushtetuta apo ligji si një ngjarje juridike, e cila përcakton edhe përfundimin e mandatit të gjyqtarit pasues.
Edhe në praktikën institucionale nuk rezulton të jetë zbatuar një rregull i tillë në përcaktimin e datës së përfundimit të ushtrimit të detyrës së gjyqtarëve kushtetues.

Për rrjedhojë, data 10 Mars 2017, që i referohet datës në të cilën gjyqtarja Vitore Tusha ka mbaruar detyrën e saj, nuk është përcaktuese për përfundimin e detyrës së znj. Holta Zaçaj si gjyqtare pasuese.
Holta Zaçe nuk ka marrë gjysëm mandati të paplotsuar nga Vitore Tusha pasi kjo e fundit e mbarojë mandatin e plotë.

Qëlllimi i “pushtuesve” të Gjykatës Kushtetuese nuk është vetëm largimi Holtës por edhe i dy gjyqatrëve të tjerë Ilir Toska dhe Sandër Beci duke ka shkrutuat mandatin me të njëjtën praktikë.
Gjykata e Lartë nuk ka asnjë referencë ligjore se kur i mbaron mandati tre gjytarve, Zaçe, Toska dhe Beci. Në këto kushte zbatohen parimet e përgjithshme që kur nuk ka një datë, afati përfundon në 31 dhjetor të vitit të parashikuar nga Kushtetuta.
Holta Zaçe duhet ta ushtrojë mandatin e saj gjatë gjithë vitit pavarsisht se opozita dhe qeveria nuk e duan.

Çështja është a do heshti SHBA, për puçin që po ndodh në majën e drejtësisë dhe pikërisht në tentativën për të larguar njeriun më pro amerikan të mbështetur aq shumë prej tyre?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA