“Uroj që ti të mos biesh kurrë hero se na duhesh”, Rama-Ali Ahmetit: Nuk është çështje e ‘Kushtetueses’ gjuha shqipe

10/12/2024 18:57

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi”.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama iu drejtua me fjalët “uroj që ti të mos biesh kurrë hero se na duhesh dhe rruga është akoma e gjatë”.

Kreu i qeverisë theksoi nga ana tjetër se gjuha shqipe nuk është çështje e ‘Kushtetueses’ në Maqedoninë e Veriut.

Rama: Janë kohëra të vështira dhe s’dimë si do i marrin, si ‘mora pushkën mora malit të luftoja për atdhe ku ta dija unë i shkreti që armiku ishim ne’. Unë uroj që ti të mos biesh kurrë hero se na duhesh dhe rruga është akoma e gjatë, si me dorë futet edhe tema e gjuhës shqipe e cila është në një kontest të pakuptueshëm për mua në gjykatën Kushtetuese, unë nuk them që udhëheqësit e Gjykatës Kushtetuese e kanë gabim, por mendoj që çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetare në Maqedoninë e Veriut nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese, nuk është një çështje e ligjeve e vullneteve të përkohshme, të partive politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA