Epidemia e Ebolës në Kongo: Mbi 250 të vdekur nga një total prej 1 mijë rastesh të konfirmuara 22/06 21:30
Të paktën 800,000 sirianë janë zhvendosur nga luftimet e fundit në Siri, tha sot përfaqësuesi i agjencisë së OKB-së për refugjatët për vendin.
“Situata brenda vendit ishte tashmë e rëndë. 16 milionë njerëz kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare”, u shpreh Gonzalo Vargas Llosa.
Vargas Llosa tha se OKB-ja po përpiqej të rifillonte aktivitetet e saj që ishin pezulluar nga luftimet.
“Çdo hapësirë e vogël që bëhet e sigurt, ne menjëherë shkojmë me partnerët tanë për të përmbushur atë boshllëk humanitar”, shtoi ai.
Top Channel