Shqyrtimi i projektligjit për minimumin jetik kësaj herë nisi me debate, të cilët anëtarët e komisionit i dhanë ngjyra politike.
Mazhoranca me forcën e kartonëve rrëzoi projektligjin e opozitës për vendosjen e minimumit jetik jo më pak se 200 euro.
Në komisionin e çështjeve sociale u debatua mes palëve duke dhënë argumente pro dhe kundër këtij propozimi të ardhur nga krahu i djathtë, ku sipas opozitës qeveria ka mjaft politika për shtresën në nevojë. Dhe se miratimi i minimumit jetik do të sillte ndryshme të mëdha në legjislacionin tonë,
“Për të përcaktuar një minimum jetik duhet të bëjmë ndryshime rrënjësorë në të gjithë këto ligje. Për të përkrahur shtresat në nevoje kemi menduar të rrisnim pagën minimale, që është 400 mijë lekë. Të rrisim pagesën e papunësisë dhe pensionin sociale”, tha Klodiana Spahiu.
Por sipas deputet së opozitës Albana Vokshi, PS nuk duhet ta trajtojë si arritje pagën minimale pasi sipas saj është në nivelet më të ultë të Bashkimit Europian.
“Kjo që është me të verdhë ishte paga minimale në 2013, ishim më lartë se Rumania dhe Bullgaria. Tani me pagën minimale jemi të fundit mos e përmendi më”, u shpreh Albana Bokshi.
Por, Spahiut përveç pagës minimale shtresat në nevojë ndihmon në tjetër formë.
“Sipas modelit ndërkombëtar mbështetja nuk bëhet me para, por me shërbime.”, u shpreh Klodiana Spahiu.
“Lekët i kanë por i duan për afera korrupsionit”, thotë Zheni Gjergji.
Ky komision që zgjati mbi dy orë e gjysmë pas shumë debateve në fund ishte mazhornca ajo që vendosi për mos miratimin e pagës minimale.
Top Channel