PS e PD thonë se fituan/ Komentojnë në mënyra të ndryshme vendimin e komisionit të Venecias

10/12/2024 19:38

Politika e lexoi në mënyra të ndryshme raportin e Komisionit te Venecias për mandatin e Olta Xhackës duke brohoritur fitore.

Socialistët reaguan përmes kryetares së Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka.

“Komisioni i Venecias shprehet qartë se Parlamenti nuk është i detyruar të votoje në një mënyrë të caktuar por është vetëm ne gjendje te votoje për çështje që janë brenda kompetencës së vet. Ky Komision shpreh mendimin se dy vendimet e dhëna nga Gjykata Kushtetuese për mandatin e deputetes Xhaçka nuk duheshin Kushtëzuar nga votimi në Kuvend i zbatimit të tyre. Me fjalë të tjera vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë të zbatueshme dhe nuk duhet të diktojnë votën.”, shprehet Klotilda Bushka.

Në një reagim nga selia blu, nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha se Komisioni i Venecias foli qartë dhe qeveria ka detyrim  t’i bindet kushtetueses për të hequr mandatin e Olta Xhaçkës.

“Në rastin specifik, Komisioni i Venecias thekson se Gjykata ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet nga një votim apo nga vullneti i një shumice parlamentare. Me fjalë të tjera, pavarësisht vullnetit negativ të shprehur me votë nga shumica socialiste, Kuvendi duhet të zbatojë urdhërimin e Gjykatës dhe ta dërgojë çështjen e deputetes Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.”, u shpreh Bykykbashi.

Por, mazhoranca mendon ndryshe.

“Koha na dha te drejte. Edhe një herë të Këshillit të Europës rrëzuan një puç Kushtetues”, shtoi Bushka.

“Partia Demokratike e konsideron opinionin e Komisionit të Venecias, Një goditje të fortë për përpjekjet e Edi Ramës për të bllokuar zbatimin e Kushtetutës Gjithashtu, përbën edhe vepër penale.”, shprehet Bylykbashi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA