Opinioni i Venecias për mandatin e Xhaçkës, Bardhi reagon pas deklaratës së Spiropalit: Rilexoje dhe zbato dy vendimet e ‘Kushtetueses’

10/12/2024 16:14

Pas reagimit të kryetares së Kuvendit, lidhur  vendimit të Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi thotë se Elisa Spiropali duhet ta rilexojë opinion.

Sipas Bardhit, Komisioni nuk i jep të drejtë mazhorancës, dhe se PS duhet të votojë sikurse ka kërkuar Gjykata Kushtetuese.

“Kryetarja e Kuvendit duhet ta rilexojë edhe njëherë opinionin e Komisionit të Venecias, ta kuptojë dhe ta zbatojë. Dezinformimi i saj që vazhdon edhe pasi opinioni është publik tregon se ka një tentativë për të vijuar me mbrojtjen e paprecedent ndaj deputetëve që shkelin kushtetutën për përfitime personale, tërësisht në të kundër të asaj që Komisioni i Venecias këshillon.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali nga sot ka vetëm një detyrim: Të zbatojë dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, siç këshillon në opinionin e tij edhe Komisioni i Venecias. Çdo deformim apo devijim nga thelbi i opinionit dhe përhumbja nga detaje pa thelb nuk ndihmojnë në forcimin e demokracisë dhe as të shtetit ligjor.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA