Lojëra fati në kryeqytet, arrestohen 3 persona, vihen nën hetim 3 të tjerë
10/12/2024 09:06
Tre persona që kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambienteve për organizimin e lotarive të palejuara në lokale të ndryshme të Tiranës u vunë në pranga.
Ndërkohë, gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte u proceduan në gjendje të lirë shtetasit me iniciale Sh. R., B. V., dhe F. Zh.
6 aparatet celulare të këtyre shtetasve dhe 3 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Top Channel