Komisionerë partiakë në zgjedhje, OSBE kërkoi depolitizim/ Celibashi: Ende herët, palët nuk kanë besim

10/12/2024 19:59

Në çdo palë zgjedhje komisionarët e partive politike kanë rezultuar te jene thembra e Akilit e proceseve elektorale.

Depolitizimi i trupës zgjedhore është rekomandimi kryesor i OSBE OHDIR por për komisionerin   Ilirjan Celibashi është ende herët për përjashtimin e partive politike nga komisionet e qendrave të votimit dhe numërimit të votave.

“Në gjykimin tim personal, të paktën në situatën politike dhe sociale ku ndodhet Shqipëria, partitë politike të përjashtohen tërësisht nga administrimi, pasi nëse palët dhe aktoret kryesore nëse nuk janë aty prezent vështire që ata të pranojnë standardin e administrimin e këtij procesi dhe rrjedhimisht dhe te rezultatit  te zgjedhjeve.”, tha Celibashi.

Pengesa kryesore  për depolitizimin e trupës zgjedhore mbetët e njëjtë, mungesa e besimit të opozitës në një administratë publike apolitike, qe mund  të zëvendësonte komisionerët politik.

“Nuk mund te ecim me symbyllur drejt një katastrofe zgjedhore politike jo në lidhje me rezultatin por në lidhje me besueshmërinë e procesit zgjedhor i cili do cenonte ne themel legjitimin e rezultatit zgjedhor e për rrjedhojë do ishte gjenerator i krizave politike.”, u shpreh Bylykbashi.

“Nesër në Shqipëri kompozimi politik i administratës zgjedhore u krijua për të rritur besimin e paleve ndaj procesit zgjedhor dhe pas 35 viteve gjeja qe mungon është besimi i palëve tek procesi do thotë se kemi hyrë në një rreth vicioz që do të thotë nuk na ndihmon me kompozimi politik.

“Edhe është përgjegjësi e përbashkët qe  te gjitha palët te angazhohen për të ndërtuar një administratë  zgjedhore te pavarur”, thotë Elina Xhina, përfaqësuese e PS në KQZ.

Në tryezat e partive politike vijon të qëndrojë rekomandimi i OSBE për depolitizimin e administratës Zgjedhore. Për ambasadorin Michel Tarran  me rëndësi është që personat të cilët do të zëvendësojnë komisionerët politik të jenë të trajnuar përmes një strukture  të   përhershme ne KQZ. Ide që u mbështet edhe nga  përfaqësuesit e asamblesë parlamentare  e Këshillit të Evropës  si dhe te Komisionit  te Venecias.

“Kjo qendër do të shërbejë si një nyje për ofrimin e trajnimit të plotë dhe edukimin e votuesve me qëllim krijimin e një numri të zyrtarëve zgjedhor profesionistë dhe të paanshëm”, thotë ambasadori i BE, Michel Tarran.

Por krahas thirrjeve dhe sugjerimeve të ndërkombëtarëve edhe në zgjedhjet parlamentare të 11 majit komisionet zgjedhore do jenë sërish në dorën e partive politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA