Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në mbrëmjen e organizuar nga të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi”, që mban emrin e mendimtarit dhe politikanit shqiptar.
Lidhur me debatin për çështjen e gjuhës shqipe, Rama theksoi se Arbën Xhaferi vendosi një gur shumë të rëndë themeli të shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe ky gur nuk duhet të preket.
Rama: Gjuha shqipe është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme që jo vetëm ta mbajë bashkë Maqedoninë por edhe të ushqejë një frymë dhe një mënyrë të bashkëjetesës mes dy popujve shtetformues të maqedonisë së Veriut, maqedonasve dhe shqiptarëve në një sens që Arbën Xhaferri e tregon si ëndrrën e tij më të madhe në sensin e integrimit.
Arbën Xhaferi u rikthye sërish aty ku lindi për të vendosur një gur shumë të rëndë themeli të shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe ai gur nuk është mirë të preket. Ai gur është mirë të mbahet pastër dhe të jetë si një pikë referimi për shqiptarët dhe maqedonasit dhe të gjitha minoritetet që jetojë atje sepse ai është guri që bashkoi, unë besoj pa kthim të dy popujt në rrugën e integrimit, Arbën Xhaferi e konsideron si ëndrrën e tij më të madhe në sistemin e vlerave perëndimore, politike dhe etike, me fjalën etike mbyllet edhe kjo përpjekja ime jo të mos dal keq para jush se me ju rregullohem, por të mos dal keq para Arbën Xhaferit i cili na sheh nga larg, nuk e dyshoj që ai buzëqesh sa herë i shfaqet para Ali Ahmeti.
Top Channel