“Vendosmëri dhe integritet të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë”, Ambasada e SHBA për vlerësimin e Dumanit: Të bëjmë realitet barazinë përpara ligjit

09/12/2024 22:01

Ambasada e SHBA i shpreh urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024.

Ambasada ka publikuar fjalën e së Ngarkuarës me Punë të SHBA-së, Nancy VanHorn.

Ai theksoi se SHBA do të vijojë të punojë me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

“Ambasada e SHBA i shpreh urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024 në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar.

Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, ka shkruar Ambasada Amerikane.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin kampion të antikorrupsionit.

Ishte sekretari Antony Blinken që ndau çmimet për 10 kampionët në të gjithë botën pikërisht në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit. Ai tha se Dumani drejton një strukturë të re, ndërsa ka goditur politikanë të lartë dhe grupe kriminale.

“Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re (SPAK). Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”, tha Blinken.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA