Jay-Z akuzohet për përdhunimin e minorenes bashkë me maniakun P. Diddy, bashkëshorti i Beyonce e quan ‘shantazh’ (fotot)

09/12/2024 15:30

Producenti i njohur amerikan JAY-Z, bashkëshorti i këngëtares Beyonce, është akuzuar për përdhunimin e një vajze minorene bashkë me ‘mikun e tij’, të arrestuarin për trafik njerëzor Diddy në një ceremoni çmimesh muzikore, thuhet në padinë e re.

Akuzat e depozituara dje thonë se reperi e kishte përdhunuar ne vitin 2000.

Akuzuesja e njohur si ‘Jane Doe,’ thotë se ngjarja ndodhi në një festë private shtëpie, shkruan rrjeti vendas NBC News.

Ajo thotë se shoferi i Diddy e kishte sjellë në shtëpi ku i kishin dhënë për të pirë dhe ajo ishte ndjerë keq para sulmit seksual.

Në padi thuhet se Jay-Z e përdhunoi vajzën minorene duke e mbajtur me forcë, ndërsa Diddy dhe një artiste tjetër e famshme e paemëruar, shikonin.

Akuzat bëhen pjesë e dosjes famëkeqe të pedofilit Sean ‘Diddy’ Combs, 55 vjeç, ku tashmë do të përfshihet dhe Jay-Z, shkruan The SUn.

Diddy është në paraburgim në New York dhe do të gjykohet në maj, për trafik seksual, abuzime seksuale dhe praktika abuzive biznesi.

Në një deklaratë për rrjetin The Sun, reperi e quante padinë “shantazh.”

Ai tha: “Avokati im e quan tentativë shantazhi, ai shton se nga natyra e akuzave dhe publikimi i tyre, do të kërkohet një zgjidhje private me pagesë”.

Jane Doe pretendon se i ishte dhënë një pije që e ksihte bërë të ndjehej e dobët duke mbetur gati  pa ndjeja. Ajo shton se Jay-Z e kishte përdhunuar ndërsa Diddy dhe një artiste e njohur e paemëruar shikonin përdhunimin.

Jay-Z tha në deklaratë se akuzat janë dashakeqe dhe do të bëjë një ankesë kriminale./TheSun/

FOTO GALERI
1/5
JAY-Z, bashkëshorti i këngëtares Beyonce, është akuzuar për përdhunimin e një vajze minorene bashkë me të arrestuarin për trafik njerëzor Diddy

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA