Fiks Fare/ Klithma e nënës nga Elbasani: Më ndihmoni djalin e përdhunuar nga i ati. Psikologët: I pasocializuar, ka frikë se i bëjnë keq

09/12/2024 20:40

Suela Pobrati nga Elbasani është ankuar në  emisionin Fiks Fare për strehim dhe ndihmë psikologjike për djalin. 

I mituri siç edhe është vërtetuar është përdhunuar nga i ati.

Suela tregon se jetoi në Itali shumë vite, aty ku edhe denoncoi ish bashkëshortin për dhunë psikologjike dhe dhunë seksuale ndaj të birit. Akuza të cilat u vërtetuan në Itali.

“Atje na ndihmoi shteti, ndërsa këtu askush, djali im shkoi në shkollë, por nuk hynte në klasë. Plus dhe këtu po jetojmë në konvikt. Para ca kohësh kisha një punë, por sot jam pa të dhe gjendja është edhe më e keqe”,  tregon ajo mes lotësh.

Që nga periudha  që nënë e bir janë kthyer në Shqipëri gjendja e djalit është rënduar. Nga psikologët që kanë ndjekur djalin kanë konstatuar se është i pasocializuar dhe kjo vjen nga frika që ka se mos i bëjnë keq. Frikë më se e kuptueshme për atë çka ka pësuar i mituri.

Por psikologët sipas Suelës nuk e kanë vazhduar punën me djalin e saj duke e lënë vetëm me kaq. Në rrëfimin e saj nëna prek me fjalët, madje mund të fajësojë dhe veten që nuk bëri më shumë e më mirë për djalin e saj. Por tani kërkon vetëm diçka , ndihmë për të voglin e saj.

Gazetarët e Fiksit u interesuan pranë Zyrave të Shërbimit Social në Elbasan . Në përgjigjen për Fiksin ata shprehen se ndihma që ju është dhënë nënë e bir ka qenë ndihmë emergjente.

Shërbimi Social tregon se ndihma e tyre ka konstatuar në strehimin e tyre, ushqim dhe ndihma emergjente . Gjithashtu Shërbimi Social pohon se në momentin që do ketë ndërhyrje për rikuperimin e djalit dhe nëse është e nevojshme do t’i mundësojë një psikolog klinicist. Ndërsa për znj.Probati do bëjnë maksimumin që ta çojnë drejt zyrës së punës.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA